Me famën e madhe vjen… edhe mundësia për të prezantuar Çmimet Oskar? Raportohet se Tom Holland është në garë për të prezantuar Oskar 2022, sigurisht nëse eventi do të mbahet për shkak të përhapjes së COVID.
Të martën u njoftua se këtë vit Oskar do ketë një prezantues për herë të parë që nga viti 2018.
Sipas The Hollywood Reporter, Akademia e Çmimeve në fakt tashmë ka arritur tek zgjedhja e tyre e parë: Tom Holland.
Aktori i Spider-man me sa duket shprehu interes për eventin në një intervistë me THR në dhjetor.
“Ndoshta në të ardhmen, por sinqerisht, jam shumë i zënë tani”, tha ai fillimisht, duke shtuar: “Unë e dua këtë lloj gjëje. Më pëlqen të vihem nën presion dhe të bëj gjëra që nuk ndihem rehat t’i bëj.”
Më pas konfirmoi: “Ju po më pyesni për Oskar? Sigurisht që po. Nëse ma kërkojnë këtë gjë do e pranoj.”
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al