Ish-pornostarja Jenna Jameson ka humbur aftësinë për të ecur pasi është diagnostikuar me sindromën Guillain-Barré .
Ylli i filmave për të rritur zbukoi lajmin në një postim në Instagram, ku foli për diagnozën e saj.
“Po e përballoj atë, thjesht doja t’iu bëj të ditur se i shoh sms-të tuaja dhe i vlerësoj shumë”, tha ajo.
Gjatë fundjavës, partneri i saj, Lior Bitton tregoi se Jenna po i nënshtrohej analizave mjekësore pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Ata shkuan në spital dhe pas një skaneri nuk u zbulua asgjë dhe Jenna Jameson u dërgua në shtëpi.
“Kur u kthyem, ajo s’mund të mbante veten. Muskujt e saj të këmbës ishin shumë të dobët, nuk ishte në gjendje të shkonte në tualet. Kur doli nga tualeti s’ishte në gjendje të ecte dhe mu desh ta merrja e ta çoja në shtrat. Pas dy ditësh, këmbët e saj filluan të mos mbanin dhe ajo nuk ishte ne gjendje të ecte më”, tregoi Lior Bittor, me të cilin ish-pornostarja ka një vajzë 4-vjeçare, Batel Lu.
Biznesmeni izraelit e ktheu Jameson në një spital dhe u konstatua se ajo vuante nga sindroma Guillain-Barré.
Sipas CDC, është një “çrregullim i rrallë, autoimun, në të cilin sistemi imunitar i një personi dëmton nervat, duke shkaktuar dobësi të muskujve dhe ndonjëherë paralizë”.
Simptomat mund të zgjasin nga disa javë deri në disa vjet. Shumica e njerëzve shërohen plotësisht, por disa kanë dëmtime të përhershme nervore.
“Ajo po bën terapi fizike për të provuar nëse mund të qëndrojë më në këmbë, por për momentin nuk e bë dot. Do fillojmë me trajtimin për të parë se si do shkojë”, përfundoi ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al