20 Maj, 2019

Njihuni me ish-miss-in Arjola Demiri, nënën e tre fëmijëve që masturboi në skenë


Një ish-Miss nga Tropoja, e cila pasi përfundoi Universitetin e Arteve në Tiranë, të vetmet “vepra” të saj kishte tre fëmijët që erdhën në jetë nga martesa e dështuar.

Pasi i rriti mjaftueshëm ata dhe nisi një jetë të re në Prishtinë, Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë, ajo u rikthye në teatrin “Dodona” në Prishtinë për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj; etapa kyçe në jetën e një femre. Shfaqja është plot situata komike, dramatike e tragjike që aq sa e bën publikun të qeshë, po aq e bën të reflektojë apo përlotet.

Me interpretimin e saj plot finesë, Arjola mund të themi se theu një tabu, duke arritur të improvizojë një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti, edhe pse ndodh live. Skenografinë e shfaqjes e ka krijuar po Ben Apolloni, kostumet Valdete Mustafa, fotografitë Arbër Elezi, ndërsa muzikën e ka kompozuar Memli Kelmendi.

Për shfaqjen e guximshme të financuar nga Ministria e Kulturës, Arjola bashkëpunoi me teatrin “Dodona”. Duke qenë se vepra titullohet “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, të gjithë menduan se aktorja ishte po ashtu një vajzë beqare, por të gjithë u çuditën se kjo aktore me linja perfekte ishte nëna beqare e tre fëmijëve.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al