3 Mars, 2020

“Një gotë raki e mban larg”- Babai qetëson reperin shqiptar: Koronavirusi nuk është për shqiptarët


Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar panik dhe frikë tek njerëzit.

Një prej tyre është edhe reperi shqiptar me famë botërore, Gashi.

Ky i fundit i shkroi babait të tij duke i thënë se një person në New York ishte prekur nga koronavirusi.

Mirëpo, i ati e ka qetësuar duke i thënë se ky virus nuk i prek shqiptarët.

Biseda mes tyre u publikua nga Gashi në rrjetin e tij social në Instagram, ku shkroi: “Duke folur me babain tim.”

Ndërsa nuk munguan komentet e fansave, të cilët shkëmbyen batuata me reperin.

“Një gotë raki në ditë e mban larg koronavirusin,”- shkruan një prej tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al