2 Shtator, 2022

Një ditë pasi solli në jetë vajzën, Arbana Osmani mirëpret vizitorët e veçantë në spital (FOTO)


Data 1 shtator ishte një ditë speciale për Arbana Osmanin, pasi moderatorja solli në jetë vajzën e saj, Zoin.

Teksa Osmani ndodhet akoma e shtruar në spital, dy persona të veçantë e kanë vizituar moderatoren . Kanë qenë prikërisht Joni dhe Dielli dy djemtë e Arbanës të cilët kanë shkuar për të takuar motrën e tyre të sapolindur.

Këtë moment, nëna e tre fëmijëve tashmë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Në foto duket Arbana shumë e lumtur, teksa mban të përqafuar dy djemtë e saj.

“Vëllezërit e mëdhenj erdhën për të vizituar motrën e vogël,”-ka shkruar Osmani si përshkrim të fotos.

Sakaq ditën e djeshme (1 shtator) Arbana ndau edhe foton e parë me Zoin, teksa bëri edhe një dedikim prekës: “Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”

Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.

Aktualisht, moderatorja ëshë larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për tikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al