31 Gusht, 2019

Monika Kryemadhi në bikini, LRI krijon superatmosferë në Jalë (FOTO)


Siç është bërë tashmë traditë prej shumë vitesh, edhe në opozitë, të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim janë mbledhur në Jalë, ku si çdo vit organizojnë kampingun e tyre.

Lojëra politike, ushqim, këngë, valle e humor, janë disa nga aktivitetet e të rinjve dhe si gjithmonë ata mblidhen në fund të gushtit. Nga fotot që vetë pjesëmarrësit në kamping kanë shpërndarë në rrjetet sociale, ne shohim ish-deputeten Floida Kërpaçi, e cila buzagas shijon humorin e Bes Kallakut, Kejdi Mehmetajt e sakaq ka shpërndarë një video ku shihet blogeri Olti Curri, teksa bisedon me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Rreth 600 të rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria po marrin pjesë në kampingun veror të LRI-së, që zhvillohet nga data 20-25 gusht. Të rinjtë e LRI-së të mbledhur në Jalë, në videot që shpërndajnë, shihen teksa kanë sfiduar shiun me këngë dhe valle.

Kejdi Mehmetaj, Klajda Gjosha, Florida Kërpaci si dhe Endrit Braimllari ia kanë marrë valles së bashku me të rinjtë dhe kryetaren Kryemadhi. Ndërkohë, kampingun e LRI-së e ka vizituar edhe paparazzi ynë, por fshehurazi. Këto janë disa nga fotot që ai ka sjellë në redaksi. Te njëra prej tyre kemi mundësi të shohim Kryemadhin në bikini. Në fakt, duket goxha mirë tani që ka rënë në peshë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al