13 Nëntor, 2020

“Masturbohuni gjatë izolimit për të rritur sistemin tuaj imunitar dhe për të luftuar infeksionet”


Të gjithë kanë filluar të lodhen nga kufizimet e vendosura për shkak të COVID-19. Dhe ndërsa disa shtete janë futur sërish në izolim, mjekët po i tregojnë njerëzve disa benefite që ka qëndrimi brenda.

Përpos faktit që ndihmon padyshim në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, qëndrimi vetëm në shtëpi mund t’iu shërbejë edhe në disa aspekte të tjera për të qenë të shëndetshëm.

Mjekia Jennifer Landam, specialiste në terapinë e hormoneve, sugjeron se masturbimi mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet për të forcuar sistemin imunitar të trupit tuaj.

Masturbimi dihet që rrit sistemin imunitar dhe numrin e qelizave të bardha të gjakut, gjë që nga ana tjetër ndihmon për të luftuar infeksionin në trup.

Pikëpamjet e Landom reflektohen gjithashtu në një studim të vogël të kryer nga Departamenti i Psikologjisë Mjekësore në Klinikën Universitare të Essen në Gjermani, që shikoi nga afër efektet e orgazmës përmes masturbimit në numrin e qelizave të bardha të gjakut.

Dhe studimi konfirmoi se orgazma rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut dhe forcon sistemin imunitar.

Orgazmat, gjithashtu, në përgjithësi ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të flini më mirë. Dhe më shumë gjumë do të thotë më shumë kohë për trupin tuaj për t’u rikuperuar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al