27 Dhjetor, 2018

Makina të shtrenjta e pushime luksoze, ja si festuan “fëmijët e pasur të “Instagram”-it (FOTO)


“Fëmijët e pasur të Instagram”-it nuk janë kursyer aspak për dhuratat që kanë bërë me rastin e Krishtlindjes, dhe ata janë siguruar që e gjithë bota ta marrë vesh këtë gjë.

Me veshje të firmave të njohura “Gucci” dhe “Prada”, të rinjtë tregojnë se si u arratisën për pushime me avionët e tyre privatë apo me “Porsche”.

Nga Beverly Hills e deri në shpatet e skive të Zvicrës, këta të rinj zbuluan se si po e shijojnë jetën.

Në fotot e publikuara në llogarinë e tyre në “Instagram”, vihen re pemë të zbukuruara me para, dhurata të shtrenjta dhe pushime luksoze.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al