31 Janar, 2018

Ledri Vula shfaqet elegant dhe romantik, për kë e ka trëndafilin?


Padyshim që Ledri Vula është një nga reperët më të suksesshëm dhe të dashur për publikun. Në repertorin e tij, Ledri numëron shumë hite, por ai është edhe mashkulli që çdo femër do donte ta kishte në krah. 

Reperi është përfolur shpesh për lidhjet e tij me vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar si Dafina Zeqiri, Angela Martini, Adela Sollaku e të tjera.

Por kohët e fundit ai e ka mbajtur shumë private jetën sentimentale edhe pse u kap mat duke u puthur me një femër në një aeroport në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Gjithashtu Vula është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku i mban të përditësuar ndjekësit e tij me foto të ndryshme. Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shfaqet shumë elegant.

I veshur me kostum të errët , me një shikim ngulës, Ledri mban në duar një trëndafil të kuq dhe na duket shumë romantik. Ndoshta ia ka dhuruar dikujt, ndoshta e ka bërë për të tunduar vajzat, nuk e dimë me siguri…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al