19 Dhjetor, 2023

Ledioni i mori drejtimin e Big Brother Vip? Veprimi i fundit i Arbana Osmanit zbulon se kush do moderojë spektaklin (FOTO)


Para disa javësh është zbuluar se edicioni i tretë i “Big Brother VIP” do të fillojë me 13 janar 2024, ndërsa emrat e shumë personazheve të njohur shqiptare po përfliten se do të bëhen pjesë e spektaklit.

Ndërsa në rrjet qarkulluan lajme se Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, për shkak të “luftës” për të marrë drejtimin e “BBV”.

Megjithse zërave ua ka vënë kapakun vetë moderatorja me veprimin e fundit.

Ledioni së fundmi ka postuar në Instagram një foto me bashkëshorten e tij, ndërsa Arbana e ka komentuar atë me një emoji me “sy zemra”.

Megjithatë duket se dyshja e kanë rregulluar marrëdhënien me njëri-tjetrin, akoma nuk dihet se cili nga ata do të prezantojë këtë reality show.

Arbana mund të mos prezantojë ‘BBV3? Ledion Liço merr vendimin e papritur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al