25 Janar, 2019

Këshillon prindërit në “Instagram” sesi të rrisin fëmijët, blogerja e njohur filmohet teksa rreh brutalisht djalin e saj (VIDEO)


Një grua, e cila në profilin e “Instagram”-it u jep këshilla prindërve sesi të rrisin fëmijët, është kapur nga kamerat teksa rrihte brutalisht djalin e saj.

31-vjeçarja Olga Shvetsova është filmuar nga kamerat e sigurisë në një qendër tregtare, në zonën ku luajnë fëmijët.

Blogerja ukrainase ndaloi së godituri djalin, Vitalik, kur një punonjëse u afrua dhe e largoi nga fëmija.

“Po thërriste të urrej. Ishte krejtësisht e çmendur”, tha një dëshmitare aty. “Mbetëm të shokuar të gjithë”, tha menaxherja e zonës së lojës, Natalia.

Në vendin e ngjarjes u thirr edhe policia, por ajo nuk mori asnjë veprim ndaj nënës dhunuese. Por skandali shpërtheu pasi pamjet tronditëse u publikun në internet.

Olga Shvetsova u “bombardua” nga komente negative në profilet e saj në rrjetet sociale, të cilat ajo i fshiu menjëherë.

“Kjo nënë e cila për pak desh dhe theu shpinën e djalit të saj është një blogere e njohur, shkruante një person. “Në ‘Instagram’-in e saj ajo poston foto me fëmijët e saj dhe madje këshillon prindërit sesi të kujdesen për ta”, shkruan një tjetër.

“Kjo është fytyra e vërtetë e nënave të ‘Instagram’-it”, komenton dikush. Këtyre komenteve e shumë të tjerave, 31-vjeçarja iu përgjigj: “Më mirë flisni për këpucë ose çizme sesa për këtë ngjarje”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al