Aktori i njohur Brian Austin Green dhe e dashura e tij Sharna Burgess kanë vendosur që ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër stad duke u fejuar së bashku.

Lajmin e ëmbël e bënë të ditur vetë dyshja përmes një postimi në Instagram.
“Kapitulli jonë i fundit”- shkruan çifti në videon e postuar.
Kujtojmë që prej tre vitesh çifti janë në një lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa një vit më parë ata janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

Aktori ka edhe një djalë 21-vjeçar, Kassius me Ish-partneren Vanesa Marci dhe tre fëmijë të tjerë nga martesa me Megan Fox, Noah, Bodhi dhe Journey.


