7 Nëntor, 2020

Jeta në Bukuresht e violinistes së virgjër që kërkon të dashur në ekran, kë do të zgjedhë mes Fationit dhe Marisit për herën e saj të parë


Pas përjashtimit të Shqipe Hysenajt dhe largimit të Fjorela Petos, te “Përputhen” në programin e njohjeve me djem hynë dy vajza të reja. Më parë u prezantua Ana Kauri, ndërsa pas saj Sindi Loçi, 22-vjeçarja nga Tirana.

Prej katër vitesh Sindi ka jetuar në Bukuresht, sepse ka studiuar atje dhe hyrjen në studio vendosi ta bënte duke i rënë violinës. 22-vjeçarja tha se kishte vendosur të vinte në këtë emision për të ndjerë një emocion që nuk e kishte njohur më herët.

Nisur nga kjo, Sindi pranoi publikisht se nuk kishte pasur kurrë lidhje intime me meshkujt dhe se ishte e virgjër. Kjo kishte ardhur nga egoja e saj për të arritur sa më lart në karrierë dhe për t’iu fokusuar studimeve.

“I kam ndrydhur ndjenjat deri tani, sepse doja të fokusohesha te studimet. Kam pasur flirte, por nuk kam lejuar që situata të shkojë deri te lidhja”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë duket se i gëzoi shumë djemtë, të cilët e vlerësuan dhe madje disa prej tyre shfaqën menjëherë dëshirën për të dalë në takim me të. Ndërkohë, vajzat e tjera, Ana Lleshi, Ana Kauri dhe Tea Trifoni, nuk ishin dakord që meshkujt duhet të silleshin më me kujdes dhe se kanë më shumë përgjegjësi, kur bëhet fjalë për një femër të virgjër.

Ana Lleshi, ishte ajo që hapi debatin duke thënë : “Është shumë e shëmtuar pjesa që ju meshkuj të dashur, jo të gjithë, doni të keni eksperienca të ndryshme me femrat, por kur shikoni një femër të virgjër, thoni: ‘Është për t’u vlerësuar’. Turp!”.

Në këtë moment ndërhyri Maris Lika, duke e pyetur: “Me mua e kishe këtë? Unë thashë që është përgjegjësi për ne si çuna, meqë e ka për herë të parë”.

“Me ty dhe me çdo mashkull që ka këto ide! Pse për ne nuk qenka përgjegjësi që s’jemi të virgjëra dhe për atë po?”. “Po ne do të lidhemi me Sindin, jo ti”, ia ktheu ai. “Po për ty pse s’është përgjegjësi kur vjen puna te ne?”, ia ktheu ajo.

Në atë moment hyri Fatjon Kuqari, i cili e provokoi me pyetjen: ”Pse ti s’je e virgjër?”.

Kaq u desh që Ana t’ia kthente: “Jo s’jam. Ça thua more! S’do më marrësh në shtëpi?”.

Por çfarë mund të themi më shumë për “vajzën e virgjër” të “Përputhen” që shkakoi debat të madh, pikërisht për këtë fakt?

22-vjeçarja Sindi Loci teksa prezantonte veten e saj, me jetën dhe studimet si muzikante në Bukuresht, tha se ishte e lumtur që kërkonte dashurinë në një emision televiziv.

Por ajo gjithashtu deklaroi hapur se nuk kishte pasur kurrë një lidhje më përpara apo të kishte dhënë një puthje. Kjo shkaktoi reagime të ndryshme te djemtë, disa që qeshën e disa që e vlerësuan këtë që tha.

“Është për t’u vlerësuar,”- thanë dy prej djemve. Ndërsa ata hasën me kundërreagimin e vajzave, që thanë se kjo ishte turp të thuhej nga djemtë.

“Unë e kam ruajtur virgjërinë sepse ashtu kam dashur. Por kjo nuk do të thotë se një femër e virgjër është patjetër e mirë”- tha Sindi.

Ndërkohë, komentuesit kanë filluar me pyetjet kureshtare se me cilin prej djemve në program ajo do të ketë herën e saj të parë. E kjo mbetet për t’u parë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al