Mimi Kodheli është shpesh në qendër të faqeve tona. Kryesisht tek deputetja kemi evidentuar ndërthurjen e stileve që ajo bën, mes klasikes dhe asaj sportives.
Por këtë herë ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht ky moment, që për shumë femra është i kuptueshëm. Teksa ka qenë duke qëndruar në shoqërinë e kolegëve të saj, pranë Kodhelit është afruar deputetja, Eslemvera Zake.
Menjëherë, Mimit i ka marrë vëmendjen çanta e saj, ku edhe nuk ka ngurruar ta marrë në dorë e ta shoh më nga afër. Nga ajo që mund të dallojmë, çanta është një ndër markat më të njohura, por edhe më të kripura në çmim.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për deputeten Eslemvera, e dimë që “look”-u për të është shumë i rëndësishëm, ndaj edhe kursimet vështirë se do ti kufizojë për t’u dukur gjithnjë plot stil.
E në këtë rast duket se ia ka dal, më së miri, pasi ka rrëmbyer vëmendjen e plotë të koleges së saj nga radhët e Partisë Socialiste.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al