Nëse do ti riktheheshim kohës së pandemisë, imazhi i Albana Ficos natyrisht që do të na kujtohej si më popullorët në ekran.
Doktoresha ishte një ndër zërat më të fortë përgjatë asaj periudhë, duke dal shpesh në media. Megjithatë, tashmë që kjo periudhë ka përfunduar, edhe Fico, e cila tashmë mban postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të QSUT, ka vendosur që të vijojë detyrën e saj, e shkëputur nga vëmendja mediatike.
Krahas punës në QSUT, doktoresha, ka edhe angazhime të përditshme si çdo grua që zakonisht detyrat e shtëpisë i mbulon vetë. Është pikërisht ky momenti ku edhe paparaci ynë ka mundur ta fotografojë.
Si mund të dallohet, Fico ka qenë duke ecur në këmbë, teksa në dorë kishte disa qese e çanta kartoni. Aq e ngarkuar dukej doktoresha, sa një prej çantave ka zgjedhur ta hedhë në krah.
Por, ajo që na ra në sy, është pikërisht fakti se doktoresha shoqërohej nga një makinë, por megjithatë shoferi ka zgjedhur që mos ta ndihmojë aspak me këto ngarkesa dhe Albana ka vijuar t’i mbajë krejt e vetme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al