Festat kanë mbërritur edhe për Encën. Ndonëse prej disa muajsh e distancuar nga muzika, këngëtarja vijon akoma të provokojë në rrjetet sociale. Duket se këto Krishtlindje nuk e kanë gjetur single Encën.
Në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto e veshur si babagjysh dhe në krah të saj duket se ka pasur dhe një mashkull. Natyrisht që artistja është kujdesur që t’ja mbulojë imazhin djalit që ka në krah, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve. Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë mënjanë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale duke publikuar pamje të vendeve luksoze ku ajo kalon pushimet e saj. Enca është treguar gjithmonë e rezervuar kur vjen puna për jetën e saj private, duke mos bërë publike asnjë romancë deri më tani.
Dhe pse është përfolur për një lidhje me një djalë të huaj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani. Mirëpo së fundmi, artistja ka publikuar në InstaStory një letër dashurie, ku duket se e ka marrë nga një person i veçantë. “Faleminderit që je e imja”- shkruhej në letër dhe krahas postimit Enca shprehej: “Të zgjohem kështu”- duke i bashkangjitur disa emoji me fytyra të lumtura.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al