Kur e duam dikë me plot kuptimin e fjalës nuk mund ti shmangemi xhelozisë e cila ashtu siç thotë edhe një shprehje e urtë “xhelozia është dashuri”, por kur teprohet me xhelozinë atëherë situata bëhet serioze.
Doni ta bëni partnerin/en xheloz pasi kohët e fundit nuk po sillet ashtu siç duhet? Ja cilat janë hapat që duhet të ndiqni sipas ekspertëve:
Tregohuni indiferente
Mund të duket e vështirë por do t’i shihni të mirat më vonë. Nëse tregoheni indiferente ndaj situatës do të shërbejë edhe si një moment prove për të dy partneret.
Secili privatësinë e tij
Qëndroni larg adresave të email-it dhe rrjeteve sociale të njëri-tjetrit, apo inbox-it të mesazheve në “Facebook” apo telefon.
Kthejani me të njëjtën monedhë
Kjo është një strategji që kërkon të vejë në të njëjtën provë edhe ndjenjat e partnerit, dhe me këtë rast do të të mësoni nëse partneri juaj është me mendje hapur si ju, apo do ishte më mirë t’i jepnit fund, për të evituar një lidhje vetëm me keqkuptime dhe sherre.
Më mirë vetëm
Në fund fare, nëse do kuptoni që partneri juaj është “xheloz i lindur” dhe nuk do të jeni në gjendje të ruani qetësinë dhe të menaxhoni situatën, zgjidhni më mirë të rrini vetën, për të shpëtuar nga presionet. /intv.al/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al