Basketbollistja, Dylan Gonzalez, ka akuzuar këngëtarin Trey Songz për përdhunim.
Sipas saj, Trey Songz e përdhunoi në një hotel në Las Vegas dhe ngjarja traumatike që i ndodhi i shkaktoi çrregullim të stresit post-traumatik.
“Jam e detyruar ta rijetoj vazhdimisht në mendjen time dhe ta vuaj sërish, tmerri i ndrydhur prej kohës dhe stresi i padurueshëm i përdhunimit tim nga Trey Songz në një hotel të njohur në Las Vegas”, shkroi basketbollistja.
Me pas vazhdoi: “Forcë, dashuri dhe shpresë për të gjithë viktimat e sulmeve seksuale. Ju s’jeni vetëm”.
Gjithashtu ajo i inkurajoi që të denoncojnë përdhunuesit e tyre, ndërsa nuk dha asnjë detaj se kur ka ndodhur ngjarja.
Në natën e Vitit të Ri, Dylan Gonzalez iu adresua për herë të parë asaj që i kishte ndodhur duke shkruar në Tëitter: “Trey Songz është një përdhunues. Zot më fal, nuk mund ta mbaja sekret edhe një vit tjetër.”
Ndërsa këngëtari i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë për TMZ: “Gjatë javëve të ardhshme do dalin informacione që më nxjerrin të pafajshëm”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al