Zbulohet e vërteta e fotove të “arrestimit” të aktorit te njohur te humorit, Albano Bogdo. Ai u fotografua mesditën e sotme teksa nxirrej me pranga ne duar, e zbathur me çorape nga banesa e tij, ne shoqërinë e forcave te policisë.
Policia ka thënë se nuk ka bere asnjë arrestim te këtij personi, ose te ndonjë personi tjetër me te njëjtin identitet.
“Shërbimet tona as kanë shoqëruar as kanë arrestuar njeri me emrin Albano Bogdo”, shkruan Opinion.al. duke cituar policinë.
Albano Bogdo nuk është shoqëruar në asnjë komisariat policie. Në fakt e vërteta e këtyre fotove është ndryshe. Albano Bogdo dhe disa aktorë të tjerë humori, janë duke luajtur në një film që do të shfaqet së shpejti dhe ne datën 3 tetor ai ka edhe premierën e shfaqjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al