Amber Heard thuhet se është larguar nga Hollywood-i e drejt Madridit, Spanjë. Sipas një artikulli të Alison Boshoff të Daily Mail , 37-vjeçarja është zhvendosur në Spanjë me vajzën e saj Oonagh.

“Ajo është e lumtur atje, duke e rritur vajzën e saj larg gjithë zhurmës mediatike”-tregoi një mikeshë e Heard-it për gazetarin: “Unë nuk mendoj se ajo po nxiton të kthehet në punë ose në Hollywood, por me siguri do të kthehet kur të jetë koha e duhur, për projektin e duhur”.
Ndërsa përfaqësuesit e Heard nuk kanë komentuar ende për këtë lëvizje të saj, aktorja ka kaluar mjaft kohë në Spanjë. Tetorin e kaluar, ajo u pa në plazhet e Palma de Mallorca, dhe disa ditë më parë, ajo u pa duke luajtur me vajzën e saj në një park për fëmijë. Heard e ka mbajtur kryesisht fëmijën e saj larg syrit të publikut që kur e mirëpriti atë përmes një nëne surrogate në korrik 2021.
Siç u raportua më parë, Heard duhet t’i paguante ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 350,000 dollarë si dëmshpërblim për shpifjen e tij në një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për The Washington Post.

Megjithatë, Heard i kërkoi gjyqtarit të hidhte vendimin poshtë vendimin e jurisë dhe kërkoi një rigjykim, duke pretenduar se gjykimi nuk mbështetej me prova.
Por pavarësisht zhurmës që krijoi gjyqi i tyre, Heard duket se po shijon jetën e saj të re në Madrid.


