30 Gusht, 2023

FOTO/ Akoma nuk kanë një fëmijë së bashku, por ja si do të dukej vajza e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck sipas Inteligjencës Artificiale


Aktorja e njohur Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj Ben Affleck kanë një ndër historitë më të bukura të dashurisë.

Dyshja u njohën dhe u fejuan me njëri-tjetrin në një moshë të re, ndërsa romanca e tyre  e dashurisë nuk zgjati shumë dhe çifti u ndanë.

Mirëpo ata janë lidhur sërish, ndërsa së fundmi dyshja festuan një vjetorin e martesës teksa organizuan një festë në shtëpinë e tyre të re në Kaliforni, ku të ftuar ishin miqtë më të afërt të çiftit.

Ndonëse Jennifer dhe Ben kanë fëmijë nga lidhjet e tyre të mëparshme, ata akoma nuk kanë sjellë në jetë një fëmijë së bashku.

Megjithatë Inteligjenca Artificiale ka treguar se vajza e çiftit do të dukej shumë e bukur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al