NGJARJE E RËNDË/ Përdhunohet në shkollë vajza 8-vjeçare nga 5 djem, detajet rrëqethëse. E lidhën dhe kryen aktin e turpshëm

Jul 19, 2019 | 11:36
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arapaj të Durrësit, ku një vajzë vetëm 8-vjeçe dyshohet se është përdhunuar në grup nga 5 djem.

Ngjarja është regjistruar dy javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare ““Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës.

Sipas burimeve të korrespondentit të “PANORAMA”, përdhunuesit ka qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, ndërsa edhe vajza edhe agresorët janë banorë të kësaj zone.

Mësohet se djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katër të kësaj shkolle, dhe më pas dyshohet se kanë kryer veprime seksuale me forcë.
shkolla-Myslim-Hida

Vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur, ndërsa më pas është zbuluar dhe ndodhia e rëndë.

Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit.

Për këtë ngjarje shokuese, Policia nuk ka dhënë ende një variant zyrtar, ndërkohë që është arrestuar njëri prej të rinjve.

Vetëm muajt e fundit në vendit tonë janë regjistruar disa raste të përdhunimit apo shfrytëzimit seksual të të miturave, përfshirë edhe inceste. /Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura