Kërkon sukses në karrierë pas dështimit në dashuri, ish-konkurrenjta e “Për’puthen” bëhet pjesë e programit të kërcimit! Ja ku do e shikojmë

Oct 15, 2022 | 14:30

Melisa Lleshi i rikthehet ekranit. Bëhet me dije se ish-konkurrentja e “Përputhen” do të bëhet pjesë e “Dance Albania” të hënën. 

melisa lleshi8

Melisa është e njohur për publikun dhe për historinë e saj të dashurisë me Andin, histori që duket se ka përfunduar.

melisa lleshi2

Të gjithë e dimë angazhimin e saj në muzikë, e duket se tashmë është koha që ajo t’i hyjë seriozisht edhe kërcimit. Çifti i vetëm i “Përputhen”, Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, i dhanë fund lidhjes para pak kohësh duke u bërë qendra e vëmendjes.

andi shehu melisa lleshi (1)

Dhe tani duket se ka ardhur koha që Melisa të ecë para dhe të hapë derën për njohje të reja. Ajo i është bashkuar një trendi viral në “TikTok”, duke realizuar një video që zakonisht bëhet nga çiftet me këngët ‘STFU’ të Digga D.

melisa lleshi1

Trendi konsiston që teksa vajza sinkronizon buzët me refrenin e këngës, djali bëhet pjesë e videos vetëm me dorën e tij. Dhe ndjekësit në sektorin e komenteve janë të bindur se ajo ka nisur një lidhje të re.

melisa lleshi

“Andi u largua nga bota”, shkruan dikush. Një tjetër komenton: “Po, ti meriton më shumë”. Të tjerë pyesin se kush është ai djalit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim nga Melisa dhe nuk mund të themi me siguri nëse djali në fjalë është i dashuri i saj.

andi shehu melisa lleshi (2)

Pak javë më parë, në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, u pyet nëse ka gjetur një partner të ri.

andi shehu melisa lleshi (4)

“A je në një lidhje apo single?”, e pyeti një ndjekës, ndërsa Melisa nuk ngurron të përgjigjet se është “shumë e lumtur single”.

melisa lleshi andi shehu (5)

Andi dhe Melisa kanë bashkëjetuar prej më shumë se 1 vit bashkë dhe ishin pothuajse të pandashëm nga njëri-tjetri. E pyetur se me kë po e vazhdon jetën e saj tani, këngëtarja ka treguar se ndodhet pranë familjes së saj, qenushave dhe shoqërisë. Andi foli për ndarjen nga Melisa pak kohë më parë duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike.

melisa lleshi andi shehu (2)

“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tri herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresht zihesh çdo ditë dhe lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike, më mirë të ndahesh”, u shpreh ai i ftuar në “E diell”.

I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

melisa lleshi (5) melisa lleshi, andi shehu (4) melisa lleshi, andi shehu (5) melisa lleshi4 melisa lleshi5 melisa lleshi7 melisa lleshi3

© Panorama.al

Te lidhura