Kërcënohet deputeti i opozitës së re në Kuvend, kallëzim në Polici: Prokuroria t’i zbulojë, kjo lidhet me…

Jun 16, 2021 | 14:23
SHPËRNDAJE

Deputeti i pavaruar i Kuvendit të Shqipërisë, Ligoraq Karamelo i është drejtuar Policisë së Korçës me denoncim pasi thotë se ka marrë kërcënime dhe shantazhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i opozites se re ne Kuvend tha se është kërcënuar me jetë ai dhe familja e tij.

Ndërsa pyetet për personat që e kanë shantazhuar në rrjetet sociale, Karamelo thotë se është detyra e Prokurorisë të hetojë dhe t’i zbulojë.

Kërcënimet që ka marrë tha deputeti lidhen me daljet e tij publike së fundmi në media dhe në një aktivitet të organizuar nga OSBE lidhur me pakicat kombëtare.

Deklarata e deputetit Ligoraq Karamelo për mediat:

Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korcës për shpifje, kërcënime shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korcë,OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar gjithashtu dhe pas një emisioni në një nga tv shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.

Natyrisht që Korca nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korca ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkëjetesë këto janë sjellje të papranueshme që cënojnë jo vetëm bashkjetesën po prishin harmoninë që Korca ka.

Kërcënimet kanë qënë të ndryshme, shumica janë te panjohura,është detyrë e prokurorisë t’i zbulojë.

Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube aty ku kam qënë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija.

Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj.

© Panorama.al

Te lidhura