FOTO/ Sulmohet konsullata shqiptare në Kharkiv, reagon ministria e Jashtme: Dënojmë ashpër agresionin rus, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi

Mar 7, 2022 | 19:06
SHPËRNDAJE

konsullata shqiptareForcat ruse kanë sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila thotë se dënon ashpër sulmin rus, duke thene se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. 

“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise, e cila ka publikuar edhe fotot. 

Nderkohe pak dite me pare u sulmua edhe konsullata greke në qytetin Mariupol, ku u raportua edhe për 12 viktima.

Rusia prej 12 ditësh ka nisur sulmet ndaj Ukraines dhe popullit civil, duke shkaktuar shume viktima dhe te plagosur. Nga ana tjeter shtetet perendimore kane ndermarre nje sere sanksionesh ndaj Moskes, përfshire edhe Shqipërine.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura