Tjetër humbje për kuqezinjtë, një arbëresh ndëshkon Shqipërinë në “Loro Boriçi” (videot pikante)

Oct 9, 2017 | 22:37
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shqipëria dhe Italia luajnë sonte ndeshjen e fundit të Grupit G eliminator të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Ndiqni në Panorama të gjitha zhvillimet minutë pas minuti.

bufon1

MINUTË PAS MINUTE

90+1′ Imobile përfiton nga gabimi i Mavrajt dhe del vetëm për vetëm me Berishën, por ky i fundit bën një ndërhyrje shpëtimtare.

90′ Hysaj depërton mjaft mirë nga e djathta, futet në qendër dhe provon me gjuajtje të fortë, por ndërhyrje mjaft e mirë mbrojtësit italianë.

83′ Grezda kroson nga e djathta, del aty Bufon, i cili zotëron topin.

77′ Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, Kielini për pak sa nuk shkakton autogol, topi përfundon në goditje nga këndi.

73′ Gabim i Agollit në mbrojtje, i cili nuk largon dot topin me koke, topi shkon tek Kandreva i cili e dërgon në rrjetë. 0-1 për Italinë.

67′ Eder provon me të majtën, pa problem për Berishën.

64′ Mundësi e artë për kuqezinjtë, Grezda lëshon një predhë me të majtën, grushton në vështirësi Bufon. Pranë golit Shqipëria.


63′ Tjetër mundësi për Italinë në krahun e djathtë, Insinjë gjuan bukur, reagon mjaftë mirë Etrit Berisha i cili zotëron topi.

61′ Kundërsulm i rrezikshëm i Italisë, Eder gabon në momentin e fundit duke bërë një goditje të dobët.

59′ Kandreva gjuan me të majtën nga brenda zonës, sfera përfundon jashtë katërkëndëshit të Berishës.

56′ Ciro Imobile provon me një kthesë të menjëhershme brenda zonës, topi përfundon jashtë kuadratit, gjyqtari akordon goditje nga këndi.

51′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, Mavraj largon topin që shkon në këmbët e Ederit, i cili provon me një goditje të rrufeshme, por jashë kuadratit.

46` Shqipëria e nis në portën italiane, pret Bufon

minuta 46

64′ Mundësi e artë për kuqezinjtë, Grezda lëshon një predhë me të majtën, grushton në vështirësi Bufon. Pranë golit Shqipëria.

63′ Tjetër mundësi për Italinë në krahun e djathtë, Insinjë gjuan bukur, reagon mjaftë mirë Etrit Berisha i cili zotëron topi.

61′ Kundërsulm i rrezikshëm i Italisë, Eder gabon në momentin e fundit duke bërë një goditje të dobët.

59′ Kandreva gjuan me të majtën nga brenda zonës, sfera përfundon jashtë katërkëndëshit të Berishës.

56′ Ciro Imobile provon me një kthesë të menjëhershme brenda zonës, topi përfundon jashtë kuadratit, gjyqtari akordon goditje nga këndi.

51′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, Mavraj largon topin që shkon në këmbët e Ederit, i cili provon me një goditje të rrufeshme, por jashë kuadratit.

46′ Shqipëria e nis në sulm pjesën e parë, gjuan Odise Roshi nga jashtë zone, Bufon grushton topin në goditje këndi.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri-Itali 0-0.

45′ Të pa vëmendshëm mbrojtësit e Kombëtares, Imobile lëshon një goditje drithëruese, vetëm rrjetë e jashtme.

42′ Insinje provon me një gjuajtje të rrezikshme me të brendshme, topi përfundon mbi kuadrat.

39′ Italia pretendon për 11 metërsh pas topit të prekur me dorë nga Veseli brenda zonës, nuk ka asgjë për gjyqtarin.

34′ Hysaj hedh një top në zonë për Grezdën, largojnë në momentin e fundit mbrojtësit italianë.

31′ Insinje provon të kombinojë rrezikshëm me Imobilen brenda zonës, ndërhyrje vendimtare e Mergim Mavrajt.

28′ Të njëjtën gjë bën edhe Insinje, provon sulmuesi i Napolit, jashtë kuadratit të Berishës.

27′ Sadiku provon me një goditje të bukur nga jashtë zonës, në pozicion Bufon.

24′ Darmian provon me një gjuajtje të befasishme, pa rënë topi në tokë, por jashtë kuadratit.

21′ Gabim i pafalshëm i Veselit që i jep një mundësi të artë Imobiles, i vëmendshëm Berisha i cili bën një pritje shpëtimtare duke dërguar topin në korne.

20′ Goditje këndi për Italinë, kroson Kandreva, largon përsëri Veseli (VIDEO)

9′ Pranë goli Shqipëria, Grezda lëshon një të djathtë rrafsh me tokën, pret në dy kohë Bufon.

7′ Italia zbret rrezikshëm në krahun e majtë, Insinje fut një top në qendër, i vëmendshëm Veseli, i cili largon rrezikun.

3′ Shqipëria jep shkëndijën e parë në portën italiane, Hysaj gjuan nga distanca, por në pozicion aty Bufon.

1′ Ka nisur takimi, Italia nis topin e parë nga qendra.

Supersfida me Italinë, Shqipëria në kërkim të fitores historike

Ora 20:45 Nis ndeshja, italianet gjuajne te paret topin.

Ora 20:37 Stadiumi brohoret i gjithi ‘Cana, Cana’, ai me djalin zbret ne fushe. Lojtaret lene dhomat e zhveshjes.

cana1

canaaaa

Ora 20:02

Berisha del i pari në nxehmje me fanellën e Lorik Canës. Më pas dalin të gjithë futbollistët, të cilët mbajnë veshur, fanellën me numrin 5 të ish-kapitenit legjendar.

Ora 20:05

Të gjithë në stërvitje bëjnë ushtrime me topin, vetëm Mërgim Mavraj bën vrapim i veçuar

CANA

Ora 20:08

Del në nxehmje Italia, pritet me ovacione nga tifozët Shqiptarë.

Bufon

Ora 20:18

Bufon i kërkon trajnerit të portierve italiane t’i gjuajë 3 penallti…pret një dy i pëson gol.

Publikohen formacionet zyrtare, Panuçi lë në stol Arlind Ajetin

Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës Shqipëri-Itali. Nuk mungojnë surpriza, kur pritej që dyshja e qendrës t’i besohej Ajetit dhe Mavraj, trajneri ka befasuar duke hedhur në fushë Frederik Veselin.

Shqiperia

Shqipëri-Itali 20:45

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, Memushaj, Grezada, Kaçe, Roshi, Sadiku, Mavraj

Italia: Bufon, Kielini, Darmian, Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder

Radhë të gjata dhe kontrolle të rrepta, tifozët kuqezi po mbushin stadiumin

Ka filluar hyrja e tifozëve kuqezi në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe pse duhet rreth 1 orë nga startimi i supersfidës, janë vënë re radhë të gjata, të cilat kanë shkaktuar bezdisje dhe acarime.

Në këtë video nga Antena mund të ndiqni edhe atmosferën në stadium rreth një orë para fillimit të ndeshjes

FOTO: F.Hazizllari

Një numër i konsiderueshëm tifozësh, kryesisht ata vendas nxituan të futeshin herët për të shmangur radhët e gjatë, por gjithsesi nuk i kanë shpëtuar pritjes, kjo për shkak të kontrolleve të rrepta nga ana e Policisë së Shtetit.

 

FOTO: F.Hazizllari

Korrespodentët e “Panorama Sport” në  Shkodër raportojnë se stadiumi ka filluar të mbushet, dhe tifozët po akomodohen për të parë spektakël, në këtë përballje historike për këto dy Kombëtare.

FOTO: F.Hazizllari

FOTO: F.Hazizllari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura