EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Kavajë, si ndodhi përplasja e parë mes bandave 2 vite më parë. U mbyll pa…

SHPËRNDAJE

kavaje-perplasjaBurime pranë Policisë së Shtetit bëjnë të ditur për “Panorama Online” se dy bandat që janë përplasur sot në qytetin e Kavajës, kanë patur një konflikt të tillë edhe 2 vite më parë.

Pjesëtaret e dy grupeve kriminale janë të skeduara nga Policia, pasi burime bëjnë  të ditur se ata merren me trafik të lëndëve narkotike.

Dy vite më parë po në Kavajë, pjesëtaret e këtyre bandave janë përplasur dhe janë përfshirë në një sherr masiv, por asokohe ngjarja është mbyllur pa u referuar në polici.

Duke qenë se janë element të rrezikshëm dhe të skeduar në zonë, anëtaret e këtyre bandave duhet mbaheshin në mbikëqyrje nga Policia e Shtetit, ç’ka mund të çonte sot në shmangien e ngjarjes së rëndë që çoi në vrasjen e një kalimtari dhe plagosjen e 5 të tjerëve.

Ndërkohë që sot Policia bën të ditur se ka arrestuar vëllezërit, Marius dhe Denis Aliu. Ndërkohë, personat e bandës tjetër, me të cilët ata janë përplasur, dyshohet se janë Rustem Dedej dhe dy vëllezërit, Elio dhe Erald Hyka.

Marius Aliu autor i dyshuar sipas Policisë është plagosur ditën e sotme dhe është në ruajtjen e polkcisë, ndërkohë që Denis Aliu është shpallur në kërkim.

Versioni zyrtar i Policisë sot

Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.

Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./PANORAMA

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.