Para transfertës ndaj Astanës në Kazakistan, Partizani mund të marrë disa sugjerime të vlefshme nga një futbollist që e ndien veten ende pjesë e familjes së kuqe.
E kush më mirë se Eneo Bitri mund të flasë në prag të ndeshjes së parë Astana-Partizani, e vlefshme për raundin “play off” të Ligës së Konferencës, që do të luhet më 24 gusht në orën 16:00.
Ish-kapiteni i të kuqve, që aktualisht është pjesë e klubit çek, Banik Ostrava, njeh më mirë se kushdo rivalin e Partizanit, pasi ka luajtur me fanellën e Astanës në vitin 2021, madje duke debutuar me gol në Europë.
Çfarë i pret “demat” në Kazakistan, problemi i fushës, udhëtimi i largët, por jo vetëm. Mbrojtësi beratas ka treguar gjithçka në një intervistë për “Panorama Sport”, ndërsa ka theksuar se shanset për kualifikim në fazën e grupeve janë të barabarta.
Çfarë duhet të ketë më tepër kujdes Partizani?
Së pari, fushën ku do të luhet. Partizani duhet të ketë kujdes shumë, sepse e pret një fushë me bar artificial që favorizon kazakët. Është një fushë shumë e vështirë, por përveç kësaj, Astana ka lojtarë me shumë eksperiencë në ekip. Aty 70% e skuadrës luajnë nëpër kombëtaret përkatëse. Mbrojtja e Partizanit duhet të ketë shumë kujdes nga sulmuesi Abat Aimbetov, i cili është i frikshëm në zonë dhe kërkon mbulim të rrjetë. Gjithashtu një pikë shumë e fortë e tyre është mesfushori kroat, Tomasov, i cili është një lider për atë ekip, për më tepër që ka shumë vite që luan tek Astana.
Thatë që fusha me bar artificial favorizon kazakët. Edhe Partizani në stadiumin e vet në të njëjtin terren luan…
Astana ka një stadium me fushë artificiale që unë si futbollist kurrë nuk e kam parë deri më sot. Di të them që ata e lagin dhe kontrolli i topit bëhet shumë i vështirë. Këtë e kam për lojtarët e Partizanit, sepse ata që luajnë tek Astana nuk e kanë problem këtë pjesë. Madje ata stërvitjen dhe ndeshjet i bëjnë në të njëjtën fushë.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”
JORGIS MEMO-PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











