Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë. Dhe ndërsa moderatorja përgatit gjërat e fundit për të mirëpritur në jetë foshnjen, publikoi një video të ëmbël të rrugëtimit të shtatzënisë së saj.

Video përmban momentin e zbulimit të gjinisë së fëmijës. Të dy së bashku, Klea dhe Elgiti tregojnë se do bëhen me djalë ndërsa plasin një tullumbace ku dalin shirita blu.
“Një goxha djalë”– shkruan moderatorja në fund të videos.

Klea ka ndarë me ndjekësit e saj me anë të postime në rrjetet sociale momente nga shtatzënia e saj.
Së fundmi ajo publikoi foto të rrobave të lara të bebit si edhe çantat e bëra gati për maternitet.
/Panoramaplus.al















