Arsimi Profesional, Klosi: Eksperiencë italiane për shkollat e ekselencës

Sep 10, 2015 | 15:20
SHPËRNDAJE
Të rinjtë e Durrësit dhe zonave përreth kanë tashmë një mundësi konkrete për të marrë një profesion apo zanat që u përgjigjet së pari standardeve të certifikuara europiane por edhe kërkesave të tregut.

IMGL3329
Kjo pasi Ministria e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim edhe me Rajonin Emilia-Romagna në Itali, kanë vendosur që ta kthejnë shkollën teknologjike profesionale “Hysen Çela” në Durrës, në një institucion të arsimit profesional në fushën e ekonomisë detare.

Për këtë qëllim është nënshkruar sot në Durrës edhe marrëveshja e binjakëzimit të kësaj shkolle me Shkollën Profesionale të Bashkuar të Peshkimit “Remo Brindizi”. 

Ministri Klosi ka theksuar se me kete marrëveshje, nxënësve të shkollës “Hysen Çela” iu jepet mundësia që të formohen sipas standardeve europiane.

Teksa tha se shkolla “Hysen Çela”, do mund të kthehet në një nga pionieret e shkollave të ekselencës politeknike që qeveria kërkon të krijojë në disa nga qarqet e vendit.

“…ne synojmë që këtë infrastrukturë të përshtatshme ta kthejmë në një kampus të mësimit e formimit të specialistëve të nivelit të Italisë, pra të Europës, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, të bizneseve në Durrës, italiane apo shqiptare, pse jo edhe të tregut europian të punës”, – tha Klosi.

© Panorama.al

Te lidhura