PD, sulm i fortë kundër LSI: Pse Meta as e rrëzon, e as del dot nga Qeveria

Dec 17, 2016 | 22:23
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike teksa u deklarua sërish kundër konçesionit të laboratorëve, dializës kontrollit mjekësor dhe pazareve qeveritare me klientë të vet për afera korroptive ka lëshuar sulme të forta në adresë të LSI-së dhe Metës, bashkëkryetarit në qeverisje.

Rama-Meta-2-1024x733

Në një deklaratë për mediat, PD thekson se ka qenë dhe është kundër dhe i ka denoncuar të gjitha këto konçesione dhe ka luftuar kundër tyre.

“Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për konçesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte konçesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në”- thekson PD në dekaratë.

Sipas saj, gjasme amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër.

“Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet. LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt”- thuhet më tej.

PD akuzon Metën, se nëse ai do ishte për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit.

“Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së. Sot ka vetëm një zë në interes të publikut në Shqipëri: kjo është opozita. LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli”- përfundon deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura