23 Tetor, 2017

Xheni dhe Berndardi rrëfejnë për ndarjen mes tyre, diku diçka është ‘thyer’?


Një sinjal që fillimisht Xheni dha përmes disa postimeve e mesazheve në Instagramin e saj u kthye shpejt në një shqetësim dite për mijëra fansa të çiftit, duke aluduar për një ndarje të mundshme. Mbrëmjen e sotme menjëherë pas performacës konkurruese në ‘Dance with me’ çifti e ka sqaruar situatën për të gjithë miqtë e fansat që i ndjekin.

“Këtë javë ndodhën shumë gjëra, shumë keqkuptime, nuk ekziston çifti perfekt, por çdo gjë mund të rregullohet nëse është dëshira e mirë…” – tha Xheni..

“Koha ka pasur lëkundje, nuk ka qenë edhe aq e mirë, por dhe do ketë buzëqeshje, gëzim, harmoni” – tha pas saj edhe Benardi.

“Si çdo lidhje, ka zënka, ka keqkuptime. Unë dhe Benardi po kalojmë një periudhë reflektimi” – u shpreh Xheni. Po Benardi tha se me kalimin e ditëve, gjërat do të ndryshojnë. A është ky një premtim?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al