25 Prill, 2022

VIDEO/ Beatrix Ramosaj shfaqet e përlotur në rrjetet sociale: Kam vendosur mos të hesht më!


“Kam vendosur mos të heshtë më!”- kështu shprehet Beatrix Ramosaj në një reagim të fundit në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. “Dua t’u drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate, nuk kam dhënë shumë intervista.”– e nis ajo videon e saj.

Më pas Beatrix shprehet se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e ka mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehet se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë.

Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojnë qytetari dhe të ndërgjegjësoheshim. Nuk do hesht më. Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online.”– vazhdon ajo.

Në fund, ajo e mbyll duke u shprehur se çdo njeri që do e ofendojë apo e prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.

Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi.”-përfundoi Beatrix.

 

 

@therealbeatrixramosaj Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë. #stopbulling ♬ original sound – Beatrix Ramosaj

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, ka shkruar ajo krah videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al