12 Mars, 2022

U përfol se u rikthye me ish-partneren e tij, por Ardian Bujupi shfaqet në krahët e ish-konkurrentes së “Përputhen”


Teksa rrjeti po flet për romancën e tij të dashurisë me modelen indiane Sabrine Khan, Ardian Bujupi sapo na bëri lëmsh të gjithëve.

Ditën e djeshme ai ka publikuar në Instastory një video teksa shfaqet në krahët e ish-konkurrentes së “Përputhen”, Jasmin Kadriu.

Dyshja dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin në një ambjent të mbyllur, po nuk e kanë bërë të ditur locationin.

U Tranova”-ka shkruar artisti ne videon në fjalë.

Ende nuk dihet nëse mes dyshes ekziston ndonjë raport më i veçantë se ai i shoqërisë, apo janë duke bashkëpunuar për ndonjë projekt të përbashkët.

Epo, e gjitha kjo mbetet për tu parë.

Për më tepër ju rikujtojmë se pas ndarjes nga Sabrine këngëtari nuk është prononcuar në mediat rozë për të folur rreth saj, ndonëse në rrjetet sociale postimet e tyre të përbashkëta janë të shumta.

Në disa prej komenteve të modeles njëra nga ndjekëseve e pyet nëse është kthyer në krahët e Ardianit, por me të qeshura ajo e mohon duke e lënë edhe me enigmë raportin e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al