26 Shtator, 2017

Si ta dominoni Facebook-un dhe të keni ‘popullaritet virtual’


Fotografia që keni postuar në “Instagram” ose në “Facebook” ka vetëm disa pëlqime, e lajmërimin tuaj askush nuk e ka vërejtur. Ja si ta përmirësoni komunikimin tuaj në rrjetet sociale.

PËRCAKTONI QËLLIMET TUAJA

“Doni më shumë ndjekës? Ose dëshironi të tërhiqni sa më shumë klientë? Përcaktoni qëllimet tuaja para se të vendosni për strategjinë”, thotë Dana DiTomaso, kryetare e agjencisë së parë digjitale të marketingut “Kick Point”.

NJIHNI GRUPIN TUAJ

Njihuni me shijen dhe shprehitë e ndjekësve tuaj e kështu më pas e shtoni praninë tuaj. Kur t’i kuptoni nevojat e tyre do ta keni më të lehtë që të merreni me biznes përmes internetit. Njerëzit sot e përdorin internetin për shumë gjëra, për të gjetur restorantin e afërt apo servisin për veturë.

 

PËRDORNI EFEKTET VIZUALE

Fotot që secilit i tërheqin vëmendje apo përmbajtjet me video, ndikojnë në atë që të dalloni nga të tjerët. Eksperti nga mediet sociale Peg Ficpatrik sugjeron aplikacionin “Adobe Spark”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al