5 Prill, 2022

“Mos bëj viktimën, ka marrë fund!”/Don Xhoni konfirmon ndarjen me modelen ruse, reagon ish-partnerja: Do të dalë shumë shpejt fytyra jote e vërtetë!


Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey u përfolën gjatë për një romancë mes çiftit e cila duket se ka përfunduar. Kjo pasi ishte vetë bukuroshja e cila ka bërë disa deklarata të forta në rrjetet sociale duke lënë të nënkuptohej se reperi mund ta ketë tradhtuar atë.

 “Ishte një histori e bukur. Mirupafshim.”– shkruajti ajo fillimisht duke vendosur edhe emojin e një zemre të thyer. Direkt pas kësaj modelja shtoi: “Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.

Mirëpo së fundmi ka ardhur dhe reagimi i reperit i cili duket se i ka vënë pikat mbi “i” duke vulosur kështu ndarjen e tyre.

Artisti është shprehur se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Këngëtari ka treguar se çdo gjë e ka një fund dhe e” këshilloi” modelen të mos sillej në këtë mënyrë pasi nuk është e tillë.

Kam një respekt shumë të madh për ty. Ishte pjesë e jetës time dhe një periudhë që nuk do ta harroj kurrë por çdo gjë e ka një fund!  Shpresoj të jesh e lumtur me jetën tënde dhe Allahu ta bekojë zemrën tënde! E di që nuk je një njeri i keq kështu që mos u sill në këtë mënyrë!”- shkroi Don Xhoni.

Gjithashtu shtoi se nuk duhet të bëjë drama apo të luajë viktimën në Instagram pasi marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

“Të lutem mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në Instagram. Ka marrë fund, duhet ta kalosh! Boluchka”- përfundoi ai.

Direkt pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i ish-partneres e cila duket se nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e reperit. Sipas saj këngëtari ka dashurinë e të gjithëve dhe prandaj ka reaguar në këtë mënyrë. Ajo shtoi se Don Xhoni bën muzikë të mirë por ‘fytyra e tij e vërtetë do të dalë përsëri’. Më pas modelja përfundoi duke e falënderuar reperin për gjithçka.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al