18 Mars, 2022

Njerëzit të irrituar nga videoja e Jasmin Kadriut dhe Ardian Bujupit, TikTok-u merr masa


Ardian Bujupi dhe Jasmin Kadriu kanë qenë shumë të komentuar në rrjetet sociale këto ditë. Ish-konkurrentja e Për’puthen do jetë protagoniste në videoklipihn e ri të këngëtarit. Mirëpo, duket se njerëzit nuk janë shumë të lumtur rreth kësaj gjëje.

Mes të tjerash, Ardiani ka publikuar një video me Jasminën në TikTok ku shfaqen në një kërcim sensual me një pjesë të këngës së re. Por, e papritura ka ndodhur dhe videoja ka filluar të marrë shumë raportime. Madje, aplikacioni i famshëm i ka çuar një njoftim artistit se ajo shkel rregullat e komunitetit. Deri tani videoja nuk është fshirë por nëse raportimet vijojnë në rritje ajo mund të largohet.

Nëse u hedhim një sy komenteve, bie në sy fakti që pjesa më e madhe e tyre janë negative. “Po mos ta kishe marrë atë (Jasminën) do ishte super”-shkruan dikush që ka marrë qindra pëlqime. Ndërkohë, dikush tjetër shkruan: “Vetëm prej Jasminës nuk do e dëgjojë askush.”

Duket se pjesëmarrja e Jasminës në Për’puthen nuk ka lënë shije të mirë të shumë njerëz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al