28 Shtator, 2023

Në pritje të edicionit të dytë, dalin pamjet e para nga shtëpia e Big Brother Vip (VIDEO)


Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, dhe drejtuesi i spektaklit Alaudin Ahmiti ka publikuar pamjet e para nga shtëpia ku po bëhen punimet e fundit.

Në videon e publikuar nga moderatori në Instagram, shfaqet një kënd i shtëpisë së famshme, që duket se është oborri ku po bëhen dhe punimet përmbyllëse.

‘Mirmëngjes nysa’, shkruan Ahmiti.

Kujtojmë se vitin e kaluar, fitues i BBVK ishte Stresi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al