4 Janar, 2018

”Më tallnin në shkollë se flisja me dialekt”-, Ledion Liço rrëfen dramën e jetës


Ndonëse sot është  një figurë televizive e konsoliduar duket se jeta nuk kanë qenë gjithmonë kaq e lehtë për Ledion Liçon. Moderatori në një rrëfim për ‘’Pop Culture’’ ka rrëfyer disa aspekte nga fëmijëria e tij. Ai ka treguar se si në klasë të pestë, kur sapo kishte ardhur nga Erseka në Tiranë është përballur me bullizmin për shkak se fliste me dialekt.

“Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin”, u shpreh Ledioni, duke rrëfyer se si për këtë arsye mbyllej në dhomë dhe qante. Ai rrëfeu edhe për një episod në gjimnaz kur një djalë më i rritur se ai e kishte goditur në fytyrë dhe ai i i ishte kundërpërgjigjur duke i ngrënë gishtin e vogël.

© Panoramaplus.al