7 Tetor, 2022

Më parë e mbante të fshehtë! Duhej kjo këngë që Maluma të mos ndalet së postuari të dashurën e tij


Maluma është një mashkull i dashuruar edhe pse nuk e tregon vazhdimisht në rrjetet e tij sociale. Ose më sakt nuk *e tregonte*.

Sepse javën e fundit, para dhe pas publikimit të këngës së tij të fundit ‘Junio’, ai ka publikuar shumë video intime me partneren e tij. Kjo këngë është një dedikim i ngrohtë dashurie ku këngëtari flet me fjalë romantike: “Hëna u fsheh, mezi të pashë/Sepse ti shkëlqen më shumë se ajo” thotë ai në këngën e tij me titull” Qershor”, sepse e konsideron të dashurën si një vapë qershori.

Kënga u kthye në trend me njerëzit që tregojnë fiksimet e tyre në TikTok dhe Malumën që ka treguar pa rreshtur dashurinë për partneren e tij.

Pak ditë më parë, shumë mbetën të befasuar kur Papi Juancho shpërndau një video duke puthur partneren në profilin e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 60 milionë ndjekës.

“Duket se po gjej të duhurën…”, shkroi ai krah videos, ku shfaqej në një fushë dhe vraponte për të puthur Susanën, fytyrën e të cilës e mbulon me dorë.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Më pas të njëjtën gjë ai përsëriti edhe në “Billboard Latin Music Awards”. Teksa po performonte në skenë Maluma zbret drejt audiencës ku ndodhej Susan duke shijuar performancën e tij dhe i dhuron një puthje të zjarrtë.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Dhe vetëm pak ditë më pas, ai ka publikuar një tjetër video me të. Dyshja shfaqen në shtëpinë e yllit kolumbian dhe shkëmbejnë një puthje në buzë.

“Sa mirë që je e dashura ime!”– shkroi ai duke shkëputur një varg nga kënga teksa pyeti më pas ndjekësit: “A ua kanë dedikuar tashmë këngën?”

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

Pavarësisht se është partnerja e një prej këngëtareve latine më të njohura të momentit, arkitektja e re kolumbiane ka arritur të ruajë privatësinë e saj dhe pak detaje dihen për të.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja për Suzanën, ajo është e divorcuar, arkitekte dhe para se të ishte e dashura e Malumës, të dy kanë pasur një marrëdhënie miqësore që u kthye në dashuri.

Edhe pse këngëtari është munduar të tregohet i matur kur bëhet fjalë për të dashurën  e tij, në Krishtlindjet e vitit të kaluar ishte e pashmangshme që ai të ndante lumturinë që ndjen dhe ndau një foto duke e puthur me pasion. Imazhi i paqartë tejkaloi 2.5 milionë pëlqime. Rroftë dashuria!

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by MALUMA (@maluma)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al