11 Maj, 2022

Mbarojnë biletat për finalen e “Conference Leauge” në Tiranë, tashmë ndjekësit ia kërkojnë Dua Lipës


Tifozët e Fejnord janë të dëshpëruar për të gjetur një biletë për finalen e “Conference Leauge” që do të zhvillohet në Tiranë më datë 25 maj.

Biletat u shitën me shpejtësi dhe shumë mbështetës të ekipit holandez nuk do të mund të jenë të pranishëm në sfidën kundër Romës në “Air Albania”.

Ndaj ata po kërkojnë të gjejnë të tilla në çdo mënyrë dhe një tifozi i ka shkuar ndër mend që të kërkojë te një shqiptare e njohur, Dua Lipa.

“Hej bukuroshe, a mund të më gjesh bileta për finalen e Ligës së Konferencës”, ishte kërkesa që tifozi i ka bërë këngëtares, duke provuar në këtë mënyrë fatin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al