Këto janë foto të mahnitshme që rrallë hasim t’i shohim dhe të njihemi me histori të tilla.
Kjo 23-vjeçare, Hannah Taylor, e cila është një mësuese joge, tregon se u rrit me tregime të frikshme rreth lindjes natyrale, e kur ishte shtatzënë vendosi që të sfidojë gjithë çfarë kishte dëgjuar.
Vajza nga California së bashku me partnerin e saj morën përsipër që linja e foshnjës së tyre të bëhej në natyrë, në një vaskë me ujë, dhe pa ndihmë mjekësore.
Hannah dhe partneri i saj Tyler Couchman thanë se djali i tyre Koa, tashmë tre muaj, erdhi në jetë me shëndet të plotë, ndërsa e cilësuan përvojën e lindjes si të qetë dhe çast lumturie.
Vetëm Tyler dhe miku më i mirë Shea Zamarra ishin të pranishëm.