9 Shtator, 2017

Kim Kardashian reagon për ‘fëmijën e tretë’, na konfuzon e më tepër sesa ishim


Kim Kardashian ka reguar ndaj thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë rreth familjes së saj. Ndërkohë që është përpjekur të shijojë eventin e “New York Fashion Week”, Kim nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve lidhur me fëmijën e tretë, i cili përflitet se do të vijë në jetë përmes një nëne surrogate.

Në një intervistë të dhënë për “E.News”, mbrëmjen e së premtes, ajo ka thyer heshtjen për këto thashetheme që qarkullojnë, duke thënë: “Kam parë shumë lajme të ndryshme, ndërkohë që ne ende nuk kemi konfirmuar asgjë. Pra mendoj se kur të jemi gati të flasim rreth saj, do ta bëjmë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al