25 Mars, 2018

Këta janë deputetët socialistë të apasionuar pas kuzhinës kineze


Pak ditë më parë, paparazzi ynë ka fotografuar tri emra të njohur në Partinë Socialiste dhe deputetë të saj. Bëhet fjalë për dy ish-ministrat, Ilir Beqja dhe Blendi Çuçi dhe deputetin Bashkim Fino.

Tre kolegët, mesa duket, kanë qenë në një mendje për të zgjedhur se ku do të hanin drekën. Nuk bëhet fjalë për ndonjë restorant italian, as nga ato që gatuajnë kuzhinë shqiptare.

Deputetët e majtë kanë zgjedhur një restorant kinez, për të provuar shijet e një gatimi tejet të veçantë dhe shumë të ndryshëm nga ato që ne jemi mësuar të hamë. Ju bëftë mirë!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al