22 Shkurt, 2018

Ingrit Gjoni si bamirëse: Jam shumë e lumtur që u bëra pjesë e…


Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni është bërë pjesë e një nisme për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ingriti nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shprehet se ndihet e lumtur që iu bashkua kësaj nisme, bashkë me kolegët e saj.

“Jam shumë e lumtur që u bera pjesë e kësaj nisme, bashkë me kolegët e mi. Uroj që kjo nismë të jetë në mbarë Shqipërinë, do të jem shumë e lumtur që të jem pjesë e kësaj nisme edhe më tej në vazhdim. Faleminderit edhe publikut të gjerë që u bashkuan me ne në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ju dua”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos që ka publikuar në “Instagram” me dy nga fëmijët që janë pjesë e aktivitetit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al