25 Nëntor, 2017

Gjergj Leka rrëfen jetën personale: Nuk kam kohë të bëhem sërish prind,jam vonë


I ftuar pasditen e sotme në studion e pasdites në Tv Klan, Gjergj Leka , foli më shumë për karrierën dhe planet e tij të afërta muzikore, teksa tha se shumë shpejt, pikërisht në datën 4 dhjetor do të nis transmetimin e një projekti që e ka shumë përzemër , që do sjell në ekran nostalgjinë e një target grupi nga 40 deri 80 vjeç.

Ai foli edhe për jetën personale, ku zbuloi se ai dhe partnerja Erisela Marku, e cila është regjisore janë martuar disa kohë më parë.

I pyetur nga Rudina se a kishin menduar të bëjnë fëmijë ai është përgjigjur i trishtuar :

‘‘Fëmija dua të rritet me babë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë. Nuk mendoj që në këtë moshë duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ndjej, jam vonë.”

I pyetur se çfarë mendon bashkëshortja e tij 22 vite më e re për këtë çështje, Gjergj Leka u përgjigj: “Erisela s’ka si të jetë dakord, por meqë më do shumë thotë ke të drejtë! ”  Kujtojmë se Gjergj leka nga martesa e tij e parë, ka një vajzë të rritur të quajtur Dorina.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al