11 Tetor, 2021

Genta Ismajli konfirmon shtatzëninë, këngëtarja publikon videon krah partnerit turk


Këngëtarja Genta Ismajli ka konfirmuar shtatzëninë mbrëmjen e djeshme. Artistja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, në të cilën shfaqet krah partnerit të saj, Ustës, me barkun e rrumbullakosur.

genta ismajli (2)

E veshur me një fustan të gjatë të zi, Genta del nga një makinë, të cilën e nget biznesmeni turk e më pas vendos njërën dorë tek barku, duke treguar se është në pritje të ëmbël.

Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh  kujt nga ne do t’i ngjasosh?”, shkroi artistja përkrah videos, të cilën e ka realizuar për ta pasur kujtim nga shtatzënia e parë.

Këngëtarja ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, por sipas “Prive”, ajo është në pritje të binjakëve. Javën e kaluar, Ismajli zbuloi se po organizon edhe dasmën me Ustan.

Ajo publikoi disa pamje nga prapaskenat e xhirimit të videos me anë të së cilës zbuloi se është në pritje të ëmbël. Disa persona iu afruan pranë makinës dhe e pyetën nëse ka ndonjë surprizë për publikun.

Po, i kam dy”, u përgjigj këngëtarja dhe kur u pyet nëse po planifikon dasmën, ajo tha: “Po, e gjete!”.

Genta dhe Usta e bënë publike lidhjen në fund të vitit 2019.

genta ismajli (1) genta ismajli (2) big mama, genta ismajli (5) genta ismajli (6) genta ismajli (12) genta ismajli (11) genta ismajli (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al