Ndër vite, Ogerta, ka pasur një ndryshim stilesh. Fillimisht ministrja zgjidhte të vishte fustan poshtë gjurit, komod plot ngjyra dhe larg formales. Por shpejt ministrja pësoi një metamorfozë në “look”-un e saj.
Ajo nisi të shfaqej me kostume të zeza, duke u identifikuar me këtë stil për shumë kohë. Por duke mos e ndjerë veten plotësisht në lëkurë të sajën, Ogerta nisi ta thyente pamjen me aksesorë disi më sportiv. E tashmë, më në fund, ajo është rikthyer tek sportivja, e këtë herë ka vendosur të çel edhe ngjyrat.
Këtë të enjte, ministrja e Shëndetësisë, u shfaq në Parlament me xhins të zbardhura dhe një këmishë të gjerë të bardhë. Me ardhjen e verës, duket se edhe ajo ka vendosur të ndryshojë gardërobën, duke ardhur më pranë sportives si dhe më pranë komoditetit gjithashtu.