23 Tetor, 2017

Fjalët që duhet tu shprehni prindërve para se të jetë tepër vonë


Dita Ndërkombëtare e personave të moshuar shënohet më 1 tetor për të kuptuar rëndësinë e sigurimit të ambientit jetësor që është i përshtatshëm për personat me nevoja të veçanta siç janë të moshuarit. Prandaj në mënyrë të përmbledhur  po listojnë disa fjalë e fjali që duhet t’ua thoni prindërve para se të jetë shumë vonë.

Mendoj për ju çdo ditë

Qoftë edhe nëse jam tepër e zënë dhe kam një ditë kaotike, gjithmonë me mendime jam aty me ju.

 

 Me të vërtetë vlerësoj gjithçka që keni bërë për mua

Nuk e them mjaftueshëm, por me të vërtetë jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë për mua. As detajet më të vogla nuk më kanë shpwtuar dhe kurrë nuk do harroj t’ju falënderohem, edhe pse nuk ua them direkt.

 

Ju dua më së shumti në botë

Jam e lumtur që më rrini pranë dhe më jepni përkrahje në vendimet dhe dëshirat e mia.

 

E kuptoj sakrificën tuaj për mua dhe ne

E di se ndonjëherë sakrificat janë tejet të vështira, të kesh fëmijë nënkupton që t`i vendosni ata në vend të parë, të anashkaloni dëshirat dhe nevojat e juaja dhe të merrni vendime në bazë të asaj se çfarë u nevojitet atyre e jo juve.

 

Për shkak se juve ju kam prindër, unë jam person më i mirë

Për vullnetin tim të hekurt dhe për pasionin tim që kam, ju falënderoj juve. Më keni mësuar se si të dua, si të luftoj dhe si të besoj në vete.

 

Më mungoni

Jetojmë larg njëri tjetrit, por dashuria nuk zbehet kurrë. Më mungon shtëpia dhe shpesh mendoj se si do ishte jeta nëse do jetoja afër jush.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al