20 Shtator, 2017

‘Emergjencë mode’, për çfarë e ka fjalën Victoria Beckham


 

Pamja e Victoria Beckham në Nju Jork këtë javë na ka servirur variacione të ndryshme të kombinimit të T-shirt me pantallona, sidomos me xhinse.

Por mesazhi i fundit i Victorias ka qënë i qartë dhe me zë të lartë. Duke dalë nga hoteli ajo është fotografuar me një T-shirt me mbishkrimin “Emergjencë mode”.

Por kjo nuk është hera e parë që Victoria bën shaka me këto lloj mbishkrimesh. Më herët gjatë këtij viti në një prej tyre lexonte “Moda më ka vjedhur buzëqeshjen”. Por çfarë ka dashur të thotë ikona e modës me këtë mbishkrim …? Mos ndoshta ka lidhje me koleksionin e saj të ardhshëm apo me ndonjë projekt në zhvillim e sipër…?!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al